PAS DEKLARATËS SË BUJSHME QË TRAZOI RRJETIN/ Reagon partneri i Fifit: Me ty veç shpirti flet… – AlpeGossip
PAS DEKLARATËS SË BUJSHME QË TRAZOI RRJETIN/ Reagon partneri i Fifit: Me ty veç shpirti flet…

PAS DEKLARATËS SË BUJSHME QË TRAZOI RRJETIN/ Reagon partneri i Fifit: Me ty veç shpirti flet…

Pas gjithë zhurmës që shkaktoi në rrjet deklarata e Fifit për të, Adis Patushi i ka bërë këngëtares një dedikim të ëmbël.

Ai ka ndarë në Instagram një ‘selfie’ ku pozon krah saj ndërsa shihen të dy duke buzëqeshur. Në mbishkrimin e fotos, Adisi ka zgjedhur një fjali nga kënga e Yll Limanit ‘Ty’, duke shkruar: “Me ty veç shpirti flet!”

Ndërkohë, artistja i ka komentuar duke shkruar: “Veç ty të don shpirti.”

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”- shkruante Fifi mes të tjerash në një dedikim për të dashurin e saj Adis Patushi.

Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.

Pas gjithë bujës, këngëtarja realizoi një video-live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin.

Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.