“LE TA THEMI SE JEMI LIVE…”/ Donaldi sqaron postimin kundër Mario Dedës: Juli si artist meriton duartrokitje… – AlpeGossip
“LE TA THEMI SE JEMI LIVE…”/ Donaldi sqaron postimin kundër Mario Dedës: Juli si artist meriton duartrokitje…

“LE TA THEMI SE JEMI LIVE…”/ Donaldi sqaron postimin kundër Mario Dedës: Juli si artist meriton duartrokitje…

Iftuar ditën e sotmë në ‘Fun Club’ ka qenë Donald Veshaj.

Gjatë bisedës që ka patur në studio me dy opinionistët, Inën dhe Ronaldon, Donaldi ka folur për reagimet e pakta që ka patur në llogarinë e tij të Instagramit.

Një prej këtyre reagimeve ka qenë për vëllain e Julit, Mario Deda.

Donaldi është shprehur se nuk ka një përgjigje konkrete për të dhe se ky reagim ka ardhur si pasojë e postimit të mëparshëm të bërë nga vëllai i Julit.

Ndër të tjera Donaldi e ka vlerësuar Julin si aktor dhe ka shtuar se s’mund të bëjë asnjë koment mbi të që gjendet brenda shtëpisë së BBV, i kufizuar nga informacioni.

“Le ta themi se jemi live, unë nuk bëj si Mario Deda, unë nuk bëj komente, thjesht i kam kthyer përgjigje një reagimi në Instagram.

Unë kam respekt për Julin dhe meriton një duartrokitje si artist të cilin e kam ndjekur por unë nuk mund të bëj një koment për të kur ai është brenda dhe nuk e di çfarë thuhet jashtë.”- tha Donaldi.