Mos u gënjeni se është e padëmshme, këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që shkakton shisha – AlpeGossip
Mos u gënjeni se është e padëmshme, këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që shkakton shisha

Mos u gënjeni se është e padëmshme, këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që shkakton shisha

Popullariteti i shisha-s tek të rinjtë sa vjen edhe shtohet. Por si ndikon shisha në shëndetin e atyre që e konsumojnë?

Sipas mjekëve, 92 për qind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve.

Sipas doktorëve, njeriu mashtrohet pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit të thithur do t’i kuptojë pas 30 viteve.

Tymi i shisha-ve është më i pastër se në rastin e duhanit për shkak se kalon nëpër ujë në pajisjen në të cilën përdorët, dhe ajo e bën më të pastër. Por, pavarësisht kësaj, mjeket shtojnë se sasia e barishtave dhe e tymrave që përzihen bëhen shkak të shumë sëmundjeve, duke nisur nga bronkiti, efizema, e duke përfunduar tek kanceri i mushkërive.

Doktori pulmolog Skender Baca shprehet për Insajderin:

Ne e dimë që 92 për qind e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri vjen nga tymi i duhanit, duke përfshirë dhe tymrat të tjera, dhe vetëm 3 për qind janë nga gjenetika, pra trashëgimia. Nëse e bëjmë krahasimin e tymit të duhanit nga nargila – shisha, është e vërtetë që tymi është më i pastër sepse kalimi i çfarëdo lloj tymi nëpër ujë filtrohet, mirëpo problemi është që sasia që përzihet për shishen, është se aty po përzihen barishta tym i duhanit, të cilat janë të pakontrolluara dhe që janë shkaktarë të lloj lloj sëmundjesh, duke filluar nga ‘bronkiti, efizema e deri tek kanceri i mushkërive.”