Elvana Gjata ndodhet në Francë, ku në një nga hotelet luksoze në Nice duket se ka qenë në shoqërinë e çiftit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Këngëtarja u ka bërë një video miqve të saj të ngushtë, të cilët po përpiqeshin të pozicionoheshin para aparatit celular. Por në një moment të videos, në sfond shihet tek hyrja e hotelit një djalë që i mendohet të jetë i fejuari i saj pasanik.
A mos ndoshta si padashje këngëtarja sapo na prezantoi me njeriun e zemrës? Kujtojmë që rrëfimin
e saj të parë për partnerin Elvana e bëri në emisionin “Xing me Ermalin”, një intervistë që e
dha nga apartamenti i saj luksoz. Ndërsa në koncertin recital për 31 – vjetor, mes spektatorëve të zgjedhur u fotografuan prindërit e të fejuarit të saj.