SHTATZANE PËR HERË TË PESTË? Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut zbulon si qëndron e vërteta (FOTO) – AlpeGossip
SHTATZANE PËR HERË TË PESTË? Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut zbulon si qëndron e vërteta (FOTO)

SHTATZANE PËR HERË TË PESTË? Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut zbulon si qëndron e vërteta (FOTO)

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana, ka reaguar së fundmi pas lajmeve se ajo ishte në pritje të ëmbël për herë të pestë.

Nëna e katër fëmijëve ka publikuar një fotografi me gjasa nga shtatzënia e fundit, ku fokuson barkun e rrumbullakosur dhe shkruan:

“Duke u bazuar te mediat sociale”. Në këtë mënyrë Ariana ka hedhur poshtë zërat se është në pritje të ëmbël. Edhe kësaj radhe shkak i aludimeve u bë një foto e publikuar nga blogerja në “Instagram” ku ajo shfaqej me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht.

 


Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet, teksa e gjitha duket se lidhet me këndin e fotos. Në postimet e tjera ajo shfaqet me barkun e tonifikuar dhe duke bërë palestër gjë që e hedh poshtë këtë teori.

Këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.