BLOGERJA E NJOHUR “SULMON” SËRISH ERMAL MAMAQIN/ Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për… (VIDEO) – AlpeGossip
BLOGERJA E NJOHUR “SULMON” SËRISH ERMAL MAMAQIN/ Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për… (VIDEO)

BLOGERJA E NJOHUR “SULMON” SËRISH ERMAL MAMAQIN/ Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për… (VIDEO)

Skandali i cili u shkaktua në Shqipëri para pak javësh, kur në emisionin e Ermal Mamaqit e ftuarja u pyet me një pyetje seksiste dhe më pas nisi të qante e ofenduar, duket se nuk përfundon me kaq.

FotoJet65-728x430

Alyne, e dashura e Nas – djalit që nisi të bënte video në Shqipëri dhe promovoi kulturën shqiptare nëpër botë, ka realizuar një video duke e treguar prapë momentin se si ajo reagoi kur në emision, në prani të saj, të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera.

Ajo tregon se si në këtë emision ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë” thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar.