“TË PAFSHA GJIYHMONË…”/ Fjolla nuk i kursen në publik urimet speciale për partnerin e ri – AlpeGossip
“TË PAFSHA GJIYHMONË…”/ Fjolla nuk i kursen në publik urimet speciale për partnerin e ri

“TË PAFSHA GJIYHMONË…”/ Fjolla nuk i kursen në publik urimet speciale për partnerin e ri

Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti.

Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. “Panorama” ka zbuluar detaje nga planet e dasmës së çiftit, e cila pritet të përfshijë 300 të ftuar. Mes tyre do të jenë edhe personazhe të shumtë VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë.

Bëhet e ditur se ceremonia e dasmës së çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.

Çifti po shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e ka kaluar në shoqërinë e partnerit dhe kunatit të saj, me të cilin duket se ka marrëdhënie perfekte.

Ata janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe as këtë herë Fjolla s’i ka kursyer fjalët e ëmbla për Fisnikun.

Ajo ka publikuar një foto të tijën duke qeshur, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Të pafsha gjithmonë tu qesh kështu, dashni!”

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, ndërsa “Dosja.al” bën me dije se dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.