“ME ZEMËR TË THYER”/ Elvana Gjata preket nga vdekja e Koço Devoles (FOTO) – AlpeGossip
“ME ZEMËR TË THYER”/ Elvana Gjata preket nga vdekja e Koço Devoles (FOTO)

“ME ZEMËR TË THYER”/ Elvana Gjata preket nga vdekja e Koço Devoles (FOTO)

Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koco Devole. Aktori ndërroi jetë pas një betëje me Covid-19.

Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarve, si ata që e kanë njohur nga afër ashtu edhe ata që njohin përmes humorit të tij të papërsëritshëm.

Edhe këngëtarja shqipatare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles.

Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi ‘Dy gisht mjalt” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer.

Në një intervistë televizive pak kohë më parë, Koço Devole ka folur edhe për rolin në filmin “2 gisht mjaltë”, ku shfaqej si babai i këngëtares, Elvana Gjata.

I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço.

foto galeri