U BËNË PRINËR PËR HERË TË PARË/ Elgidi poston FOTON e veçantë të tij me Klea Hutën dhe ja çfarë bën Krid – AlpeGossip
U BËNË PRINËR PËR HERË TË PARË/ Elgidi poston FOTON e veçantë të tij me Klea Hutën dhe ja çfarë bën Krid

U BËNË PRINËR PËR HERË TË PARË/ Elgidi poston FOTON e veçantë të tij me Klea Hutën dhe ja çfarë bën Krid

Në muajin qershor, çifti shumë i dashur për publikun Klea Huta dhe Elgit Doda u bekuan me një bebush.

Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Krid.

Kridi është kthyer në një ndër bebushat më të komentuar të showbiz-it.

Mami Klea dhe babi Elgiti nuk i kursejnë momentet e ëmbla me të voglin në rrjete sociale, siç është edhe fotoja e fundit e publikuar nga producenti.

Krid tashmë është 5 muajsh dhe duket se ka nisur t’i dallojë prindërit e tij edhe nëse i sheh në foto.

Madje, ai ka reaguar kur ka parë një foto të Kleas dhe Elgitit, duke vendosur dorën mbi ta.

Çifti është siguruar të shkrepë një foto të këtij momenti kaq të bukur, ndërsa foton e kanë ndarë me ndjekësit në Instagram.

Elgiti e ka shoqëruar postimin e tij me një zemër të kuqe dhe s’ka aspak nevojë për të shtuar diçka tjetër, pasi fotoja flet vetë!

https://www.instagram.com/p/CHTpfSnjhvg/?utm_source=ig_embed