“PO VDES”/ Motra e Bes Kallakut e paska tmerruar aktorin me një mesazh të vetëm – AlpeGossip
“PO VDES”/  Motra e Bes Kallakut e paska tmerruar aktorin me një mesazh të vetëm

“PO VDES”/ Motra e Bes Kallakut e paska tmerruar aktorin me një mesazh të vetëm

Pas lajmit për pritjen e ëmbël të një vogëlushi, motra e aktorit Bes Kallaku, Ana ka ndarë sot disa detaje në emisionin “Ftesë në 5”, duke bërë shpesh krahasimin edhe me shtatzëninë e parë.

Ajo tregoi se dëshiron shumë që edhe këtë herë të realizojë një lindje natyrale, gjithnjë në varësi të gjendjes së saj shëndetësore dhe rekomandimit të mjekëve.

Ana tregoi se kur solli në jetë vajzën 4 vjeçare Amlën, preferoi të qëndronte vetëm në sallën e operacionit, pasi nuk ndihej mirë që familjarët ta shihnin në ato momente të sikletshme.

Megjithatë ajo kujton se i ka dërguar disa mesazhe paniku të shoqit dhe të vëllait, Besit, si për t’u çliruar pak nga emocionet e lindjes.

“Një mesazh ‘po vdes’ mbaj mend që ia kam dërguar, po kaq. Kjo ka qenë e para dhe e fundit dhe që nuk do të ndodhë më”, tha Ana duke qeshur.

Ana tregoi se Besi e Xhensila i kanë bërë dhuratat e para dhe bëhet fjalë për rroba e paliçeta që bebi do i veshë sapo të vijë në jetë.