Getoar Selimi merr dhuratën 20 milionëshe për ditëlindjen (FOTO) – AlpeGossip
Getoar Selimi merr dhuratën 20 milionëshe për ditëlindjen (FOTO)

Getoar Selimi merr dhuratën 20 milionëshe për ditëlindjen (FOTO)

Reperi i njohur Getoar Selimi ka festuar sot ditëlindjen e tij të 36-të. Ai zgjodhi ta festonte këtë ditëlindje në Sardenja së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren Marina Vjollca.

Që në orët e para të mëngjesit Getoari u surprizuar nga një urim i ëmbël nga Marina. Mirëpo me rastin e ditëlindjes, reperi i njohur duket se ka marrë një dhuratë shumë të rëndësishme për të.

Kënga e tij në bashkëpunim me Flori Mumajesin, “Dashni me raki” ka arritur sot 20 milionë shikime në YouTube.

I kënaqur nga ky rezultat Getoari ka postuar në Instastory një foto ku tregon se pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij, kënga “Dashni me raki” ka arritur 20 milionë shikime.