Studimi/Njerëzit e vetmuar i prekin më shumë këto lloj sëmundjesh…. – AlpeGossip
Studimi/Njerëzit e vetmuar i prekin më shumë këto lloj sëmundjesh….

Studimi/Njerëzit e vetmuar i prekin më shumë këto lloj sëmundjesh….

“Vetmia mund të dyfishojë rrezikun që një njeri të vdesë nga sëmundjet kardiovaskulare”, ka zbuluar një studim i ri.

Gjetjet e prezantuara nga ekipi danez në Dublin të shtunën thanë se ndjenja e vetmisë është një parashikues i fortë i vdekjes së parakohshme.

“Vetmia është tepër e shpeshtë pasi sot, më shumë se kurrë dhe njerëzit jetojnë vetëm. Hulumtimet e mëparshme zbuluan se vetmia dhe izolimi social janë të lidhura me sëmundjet koronare të zemrës, por kjo nuk është testuar ende tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare”, thuhej në publikimin e studimit, ku shtohej se personat e vetmuar shfaqnin tre herë më shpejt simptoma ankthi dhe depresioni.

Gjithashtu raportohen të kenë cilësi të ulët të jetës. Prezantimi u bë në konferencën vjetore të Infermierisë së Shoqatës Europiane të Kardiologjisë që përfshinte të dhënat e 13.463 pacientëve me sëmundje të ndryshme të zemrës.