U PUTH LIVE ME BASHKËSHORTIN/ Adelina u jep përgjigjen e merituar fansave që e “masakruan” (FOTO) – AlpeGossip
U PUTH LIVE ME BASHKËSHORTIN/ Adelina u jep përgjigjen e merituar fansave që e “masakruan” (FOTO)

U PUTH LIVE ME BASHKËSHORTIN/ Adelina u jep përgjigjen e merituar fansave që e “masakruan” (FOTO)

Rreth një vit më parë Adelina Tahiri lidhi kurorë me avokatin maqedonas Serjoza Markov, në dhjetor të 2017-s. Çifti mirëpriti djalin e parë Jon më 27 gusht, ndërsa tregoi se dashuria dhe përkujdesi mes tyre vazhdon të jetë i njëjtë.

Këngëtarja shqiptare vendosi që të bënte një video live me bashkëshortin, ndërsa udhëtojnë me makinë.

Fillimisht ajo qëndron e vetme në makinë dhe teksa përshëndeti ndjekësit, një prej tyre i ofendon në koment bashkëshortin.

Komentuesi merr përgjigjen perfekte nga këngëtarja:

“S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje”.

Ndërsa në makinë hyn më pas dhe bashkëshorti i saj që e mirëpret me një puthje, Adelina e prezanton me fjalinë:

“Ja burri im më i miri në botë”.

Disa nga ndjekësit që vendosën të shikonin deri në fund videon, komplimentuan këngëtaren për paraqitjen, ndërsa të tjerë e kritikuan për marrëdhënien me biznesmenin më të madh, .

“A puthet plakushi 50-vjeçar, turp të kesh, për para”, shkroi dikush.

“Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete”, iu përgjigj Adelina.

Dyshja tregoi se dëshirojnë të bëjnë sërish fëmijë, këngëtarja tha se do dhe dy të tjerë, ndërsa Markov u përgjigj me numrin pesë.