PAS LAJMIT TË SHTATZANISË/ Modelja shqiptare shfaqet për herë të parë në publik (VIDEO) - AlpeGossip
PAS LAJMIT TË SHTATZANISË/ Modelja shqiptare shfaqet për herë të parë në publik (VIDEO)

PAS LAJMIT TË SHTATZANISË/ Modelja shqiptare shfaqet për herë të parë në publik (VIDEO)

Javën e kaluar në media qarkulloi lajmi se bukuroshja shqiptare Diellza Kolgeci është në pritjen e ëmbël. Nuk vazhdoi shumë dhe modelja pranoi publikisht lajmin, duke u shprehur se shtatzënia ishte një dëshirë e madhe për të dhe partnerin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Sevenbizz” modelja është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmit të ëmbël.

Modelja ka zgjedhur të veshë një fustan të zi, të kombinuar me make-up të lehtë. Barku i saj ka filluar të duket dhe modelja ka marrë nurin e shtatzënisë, i cili e ka zbukuruar edhe më shumë.

Gjithashtu modelja zbuloi se nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë lidhjen e saj, vetëm se nuk ka rënë shumë në sy të mediave.