Lë nam aktorja e njohur shqiptare, nuk gjen dot Kosovën në hartë – AlpeGossip
Lë nam aktorja e njohur shqiptare, nuk gjen dot Kosovën në hartë

Lë nam aktorja e njohur shqiptare, nuk gjen dot Kosovën në hartë

Aktorja dhe balerina Ana Lika në pak kohë arriti të bëhej e famshme për shkak të “Dance ëith me”, batutave pa filtra dhe skandaleve.

E ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ajo kaloi një situatë të sikletshme por që e kaloi me shumë sportivitet.

Në një nga rubrikat e emisionit ku të ftuarit duhet të gjejnë se kujt krahine i përket vallja të cilën do të shohin, Ana, si një balerinë e gjeti se vallja i përkiste krahinës së Kosovës, por ajo që shkaktoi të qeshura ishte momenti kur ajo duhet të gjente vendodhjen në hartë.

Teksa e ngatërroi, Ana për t’u “shfajësuar” dha përgjigjen epike “Epo shkollën e baletit kemi mbaruar”.