Pas protestës qytetari shpërthen në mes të autobusit: Ky bir kur*e ka lënë… – AlpeGossip
Pas protestës qytetari shpërthen në mes të autobusit: Ky bir kur*e ka lënë…

Pas protestës qytetari shpërthen në mes të autobusit: Ky bir kur*e ka lënë…

Mesditën e djeshme opozitarët janë mbledhur të pakënaqur para Kryeministrisë. Ishin mijëra njerëz që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të dalë dhe protestuar, sipas tyre kundër qeverisë së kapur nga krimi dhe droga e Edi Ramës.
Protesta ishte paqësore dhe liderët e opozitës mbajtën fjalimet përkatëse ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia, për të pastruar vendin nga droga e krimi.

Por ndonëse kanë dalë dhe kanë ngritur pankartat në shesh, shumë prej tyre me sa duket nuk u ka mjaftuar vetëm një orë e gjysmë. Ata kanë vijuar të shpërndahen të ekzaltuar kundër qeverisë.

Në një video të dërguar pranë redaksisë së JOQ.al, një qytetar ka hipur në një prej autobusëve urban të Tiranës dhe shpreh me zë të lartë mendimin e tij.

Burri i cili u drejtohet të gjithëve të pranishmëve, duket se nuk ka arritur të “nxjerrë inatin” në protestë, prandaj hedh fjalë fyese ndaj kryeministrit Rama.

Ai dëgjohet të thërrasë:

Ky bir kurve, kush është ky legen. Te ARMO-ja ishin miliona dollarë. Ka lënë një grua me fëmijë në mes të rrugëve. Kurrë mos jua priftë zoti mbarë, jua preftë zoti dorën.”
Pa iu bërë vonë për qetësinë publike, qytetari i acaruar shan qeverinë dhe Ramën me fjalë të pista, ndërsa të tjerët nuk reagojnë.