E PAPRITUR/ Miss Serbia bën shqiponjën me duar në mes të sfilatës – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Miss Serbia bën shqiponjën me duar në mes të sfilatës

E PAPRITUR/ Miss Serbia bën shqiponjën me duar në mes të sfilatës

Vajza nga vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Freedom of the World”. Gjatë vizitës së tyre në Kosovë, miss-et kanë marrë pjesë në një event ku vëmendjen e ka tërhequr “Miss Serbia”.

Bjondja bukuroshe ka bërë simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës duke rënë shumë në sy.

Miss Serbia e ka bërë sërish këtë gjest kur ka pozuar me Miss Albania dhe Miss Kosova.

“Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”, është shprehur Miss Serbia gjatë intervistës.