I ATI KA DITËLINDJEN/ Jonida Maliqi i kushton fjalët më të ndjera (FOTO) – AlpeGossip
I ATI KA DITËLINDJEN/ Jonida Maliqi i kushton fjalët më të ndjera (FOTO)

I ATI KA DITËLINDJEN/ Jonida Maliqi i kushton fjalët më të ndjera (FOTO)

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon foto ose video të ndryshme. Përmes një postimi të bërë në Instagram, ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i dhuron atij një të puthur në faqe, të cilën ai e ka pritur me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Krahas fotos, Jonida ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar. Ajo është shprehur se dëshiron që kjo foto të jetë pasqyrim i shumë ditëve të tjera, pra ashtu të lumtur e të bashkuar gjithmonë. ‘Babushi im qofshim përherë kështu si në këtë foto, sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa ska fjalë për ta përshkruar.  U bëfsh 1000 vjeç!’, ka shkruar ajo.