Ky burrë hoqi dorë nga pijet e gazuara dhe ja çfarë i ndodhi trupit të tij – AlpeGossip
Ky burrë hoqi dorë nga pijet e gazuara dhe ja çfarë i ndodhi trupit të tij

Ky burrë hoqi dorë nga pijet e gazuara dhe ja çfarë i ndodhi trupit të tij

E keni menduar ndonjëherë si mund të ndryshonte jeta dhe trupi juaj nëse hiqni dorë përfundimisht nga pijet me gaz? Një instruktor palestre e bëri dhe rezultatet që ka parë i duken gati të pabesueshme. Për një kohë të gjatë ishte i dhënë pas pijeve të gazuara, aq sa u bë i varur prej tyre dhe mbante me vete një lëng të tillë në çdo moment.

Të gjithë e duan atë momentin kur të ndryshon jeta. Vendosa të hiqja dorë nga pijet me sheqer të dëmshëm dhe gaz para 3 vitesh.”- është shprehur ai, i cili rrëfen se të tilla pije mund ta plakin njeriun po aq sa duhani.

Përveçse humbi 9 kilogram të tepërta, metabolizmi i ndryshoi dukshëm. Kur ishte konsumues i rregullt i pijeve me gaz ai tregon se ndihej i pafokusuar, i fryrë gjithë kohës dhe në gjendje depresive.

Simptoma, të cilat u zhduket sapo ndryshoi stilin e jetesës. Nga studimet e kryera edhe më parë, ka rezultuar se pijet me gaz mund të rrisin shanset e infertilitetit, kancerit, diabetit dhe problemeve me zemrën.

Ndonëse të heqësh dorë nga një zakon i kthyer në ves është e vështirë, të lësh njëherë e përgjithmonë pijet me gaz është shumë më e thjeshtë nga ç’duket!