TAYNA NUK NDALET/ Bashkë me Samanta Karavellën sjellin hitin që do bëjë namin – AlpeGossip
TAYNA NUK NDALET/ Bashkë me Samanta Karavellën sjellin hitin që do bëjë namin

TAYNA NUK NDALET/ Bashkë me Samanta Karavellën sjellin hitin që do bëjë namin

Këtë sezon veror reperja e njohur Tayna ka sjell një sërë këngësh që janë kthyer në hite dhe janë pëlqyer shumë nga publiku. Bashkëpunimi i saj me Dafina Zeqirin, por edhe me Mc Kreshën dhe Lyrical Son po bën namin dhe ka shumë klikime në Youtube.

Mirëpo, siç duket Tayna nuk ka ndërmend të ndalet. Së fundmi ajo i ka lënë një koment këngëtares Samanta Karavella dhe fansat menjëherë kanë nisur aludimet se dy këngëtaret shumë shpejt do të sjellin një bashkëpunim.

Samanata ka publikuar së fundmi një foto të shkëputur nga pushimet e saj në Miami dhe Tayna i ka shkruar: “U kënaqe”, ndërkohë që Samanta ja ka kthyer: “Po të pres”, duke bërë kështu të përflitet në media se ndoshta ato kanë nisur xhirimet.