NA E KISHIN THËNË MË PARË/ Ja mesazhet që Nora dhe Roberti kishin lënë të kuptohej se ishin ndarë (FOTO) – AlpeGossip
NA E KISHIN THËNË MË PARË/ Ja mesazhet që Nora dhe Roberti kishin lënë të kuptohej se ishin ndarë (FOTO)

NA E KISHIN THËNË MË PARË/ Ja mesazhet që Nora dhe Roberti kishin lënë të kuptohej se ishin ndarë (FOTO)

Pas 13 vitesh bashkë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund. Ndarjen e tyre e deklaroi mbrëmë Robert Berisha me anë të një postimi në Instagram, ku shkruante se ata nuk janë më bashkë, por vazhdojnë të mbeten miq. Roberti e falenderoi Norën që e ka bërë baba dhe i uroi gjithë të mirat.

Ndërkohë para se Roberti ta konfirmonte, prej muajsh mediat shkruanin herë që çifti janë ndarë e herë janë bashkë.

Por në fakt me deklaratat e tyre në intervista, Roberti dhe Nora e kanë pranuar ndarjen edhe pse tërthorazi.

Në maj, i ftuar në emisionin “Gjesi”, Roberti tha se ndarja është diçka shumë normale, edhe pse nuk e konfirmoi që nuk është bashkë me Norën. “Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”, tha Roberti.

Një tjetër shenjë se martesa e tyre kishte përfunduar, e dha Nora e cila e ftuar në qershor në “Xing me Ermalin”, deklaroi se të ardhmen nuk mund ta parashikonte duke e parapërgatitur publikun për ndarjen.

“Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune, por ne vazhdojmë të jemi prindër, bashkëshortë. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, tha Nora.

Deklaratat dyshuese vazhduan me Robertin i cili në korrik, i ftuar në “Wake up”, ashtu si Nora tha se në të ardhmen çfarëdo që të ndodhë do e respektojë këngëtaren si nëna e vajzës së tij.

“Çfarëdo që të ndodhë, Nora do të mbetet nëna e vajzës sime dhe do ta njoh tërë jetën”, u shpreh Roberti.

Dhe nuk mbarojnë me kaq sepse edhe Nora pak ditë më parë na ka dhënë mesazhe të koduara me përshkrimet që u ka vënë fotove të saj. “Ke gabu, ke gabu”, “A jena nda”, shkruan Nora në postimet e saj.