“PO TË ISHA VAJZË, DO ISHA LESBIKE”/ Prezantohen djemtë e parë në “Përputhen 3” (FOTO) – AlpeGossip
“PO TË ISHA VAJZË, DO ISHA LESBIKE”/ Prezantohen djemtë e parë në “Përputhen 3” (FOTO)

“PO TË ISHA VAJZË, DO ISHA LESBIKE”/ Prezantohen djemtë e parë në “Përputhen 3” (FOTO)

Ka startuar sot sezoni i tretë i Përputhen në Top Channel, i cili thyu rekordet e shikueshmërisë në Shqipëri .

Në studio moderon sërish Bora Zemani dhe opinionist Arjan Konomi. Bora njoftoi se sot është radha e djemve të prezantohen ndërsa vazjat do prezantohen ditë pas dite kësaj jave.

5 djemtë e parë që u futën ngjallën menjëherë diskutime në studio lidhur me këndvështrimet e tyre për femrat

“Dua një grua të fortë në jetën time,” tha njëri prej djemve. “Po të dha buzën të jep dhe pjesën tjetër,” u shpreh një tjetër.

Ai që ngjalli më diskutime ishte dhe më i riu në panel, i cili tha: “Po të isha femër do isha lesbike, aq shumë i dua”.

Denzel Koçi, është ndër konkurrentët e këtij sezoni të tretë të Për’puthen. Ai është 24 vjeç, ka lindur në Mynih, por tashmë jeton në Tiranë. Aktualisht i riu punon në biznesin e tij.

Njihuni me Argjend Rracin, djalin e ëmbël që futet sot në Për’puthen. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Jurgen Boduri, djali me rezultate ekselente futet në Për’puthen. Është 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.

Julian Çela është vetëm 19-vjeç. Ai ka lindur në Lushnjë, por aktualisht banon në Tiranë, ndërsa momentalisht është i papunë. Çela hyn në Për’puthen me një deklaratë të fortë: Nëse do isha femër do isha lesbike!

Markeliano Peti është konkurrenti i ri që futet në Për’puthen, i cili pranon hapur se është bipolar. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Durrës, ku edhe banon. Aktualisht punon Suport IT online.