Pas projekteve të shumta, Adelina Ismaili kthehet tek familja e saj: Shtëpi e ëmbla… (FOTO) – AlpeGossip
Pas projekteve të shumta, Adelina Ismaili kthehet tek familja e saj: Shtëpi e ëmbla… (FOTO)

Pas projekteve të shumta, Adelina Ismaili kthehet tek familja e saj: Shtëpi e ëmbla… (FOTO)

Pas një kohe të gjatë mungese në tregun muzikor, Adelina Ismaili vendosi të rikthehej me një këngë madje me një mesazh të fuqishëm. Adelina e tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe “T’iqja” pati vërtet një sukses të jashtëzakonshëm. Megjithatë ajo nuk ju rikthye vetëm muzikës, por edhe vendlindjes së saj.

Adelina u shpërngul nga Zvicra, vend të cilin jeton prej disa vitesh, dhe muajt e fundit qëndroi në Kosovë për shkak të projekteve të ndryshme artistike. Por duket se tashmë që i realizoi të gjitha, këngëtarja ka vendosur të kalojë më shumë kohë pranë familjes, bashkëshortit dhe të voglit Uliks. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën e gjithë familja shihet e lumtur duke pozuar në një vend të Zvicrës. “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, – ka shkruar Adelina bashkangjitur fotografisë. Pas gjithë këtij suksesi ja vlejnë disa ditë pushimi të kaluara pranë njerëzve më të dashur.