"Po tu thye pasqyra ke 7 vite ters"/ Nga Ilva Tare tek Lori Hoxha, këto janë VIP-at që janë SUPERSTICIOZË (FOTO) - AlpeGossip
“Po tu thye pasqyra ke 7 vite ters”/ Nga Ilva Tare tek Lori Hoxha, këto janë VIP-at që janë SUPERSTICIOZË (FOTO)

“Po tu thye pasqyra ke 7 vite ters”/ Nga Ilva Tare tek Lori Hoxha, këto janë VIP-at që janë SUPERSTICIOZË (FOTO)

Shqiptarët besojnë shumë në supersticione dhe këtë gjë e tregojnë hapur. Ky lloj besimi është shumë subjektiv pasi asgjë nuk është e vërtetuar por për njerezit që i besojnë mund të kenë efekte katastrofike. Supersticionet kanë ekzistuar që me lindjen e njerëzimit dhe janë përcjellë deri në ditët e sotme.

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe personazhet e njohur shpeshherë i tremben ose i gëzohen të tilla gjërave dhe për t’ju shmangur fatit të keq kryejnë disa rituale.

Një ndër supersticione është dhe flutura që shfaqet në shtëpi. Sipas supersticioneve, kur flutura futet brenda në shtëpi nënkupton prezencën e një shpirti nga përtej.

Dhe nëse do të ndjekim logjikën e këtij supersticioni kemi rastin e Lori Hoxhës, mendja na shkon te një person i vetëm, babai i saj i ndjerë, Tani.

Lori publikon shpesh  në “SnapChat”foto të fluturës që qëndronte në perde në dhomën e saj. Gjithashtu në një intervistë në Top-Chennel në 10 vjetorin e vdekjes së babait të saj ajo pranoi se beson që ai është gjithmonë me të duke shpjeguar dhe fluturën të cilën e nxjer shpesh.

Rozana Radi është një nga vipat që besojnë në besëtytni. E ftuar në emisionin “Shiko kush luan” kur u pyet rreth martesës dhe pse ajo akoma nuk është martuar akoma, ajo menjëherë ka thënë se: “Me është thyer pasqyra”, duke e lidhur kështu fatin e saj me një besëtytni që në fakt, duhet pranuar se kane një force te madhe besimi ndër popull. Sipas kësaj besëtytnie, kujt i thyhet pasqyra, nuk martohet për shtatë vjet.

Floriana Garo në një intervistë gjatë shtatzënisë së saj për “Revista Who”, bukuroshja Floriana Garo ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë publike shtatzëninë që në muajt e parë, sepse është supersticioze. Dhe kjo nuk është vetëm besimi i Florianës, suket se këtë gjë kanë dhe mamat e tjera vip që nuk publikojnë asnjëherë foto të fytyrave të fëmijëve.

Ilva Tare paska të njëjtin shqetësim si Floriana. Ajo është nënë e dy fëmijëve, por në emisionin “Why Not”, ajo ka treguar se nuk dëshiron të zbulojë fytyrën e fëmijëve, sepse është supersticioze.

“Do të doja ta evitoja, të mos bija pre e syrit të keq. Nuk e di nëse besoj apo jam e fiksuar”, – ka thënë gazetarja e njohur.

Në një intervistë në emisionin “Studio e hapur”, sopranoja e njohur ka treguar se futet gjithmonë me këmbën e djathë në skenë ose vesh gjithmonë këpucën e këmbës së djathtë. “Kam një ritual që futem me këmbë të djathtë gjithmonë në skenë, ose vesh kostumin, vesh këpucën e kostumit gjithmonë me këmbën e djathtë.”, – ka treguar Inva.

Olta Boka shumë vite më parë,  ka treguar se duke qenë se është supersticioze nuk i pëlqen t’i tregojë paraprakisht planet artistike nëse nuk kanë përfunduar tërësisht.

“Jam supersiticioze nuk i them gjërat paraprakisht edhe planet artistike i mbaj sekret. Dëshira për t’iu ruajtur diçkaje të keqe që mund të ndodhë është më e fortë se vetë unë.”, – është shprehur Olta.

Gazetari i njohur Ben Blushi në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina” ka treguar se çdo vit që mbaron me numrin 7 i ka ndodhur diçka madhore në jetë. 1987 mbaroi gjimnazin, 1997 kaloi nga gazetaria ne politikë, 2007 filloi të shkruante prozë të mirëfilltë. Gjithashtu ai ka thënë se në momentin që fillon të shkruajë një libër nuk i tregon askujt, sepse ka frikë mos i ndryshohet fabula.

Pavarësisht se Armina duket shumë aktive në rrjete sociale ajo ka treguar se nuk dëshiron të publikojë gjithçka që i ndodh për shkak se beson në supersticione. Madje një unazë që ka marrë njëherë nga Shkëlzeni nuk e ka publikuar për shkak të kësaj gjëje.

Supersticioze është dhe Luana Vjollca. E vetmja gjë të cilës Luana i frikësohet është kalimi i një maceje të zezë pranë.

Përgatiti AlpeNews.al