Nëqoftëse të gjthë liderët botërorë në Smitin ekonomik në Davos të Zvicrës ishin objekt diskutimi për sfidat e ardhshme ekonomike globale midis shteteve dhe fjalimet, kryeministri Kanadez Justin Trudeau tëhoqi vëmendjen me “look”-un e tij.
Të themi të drejtën për kryeministrin kanadez kjo nuk është një risi pasi ai është diskutuar gjithmonë për stilin e tij të veçantë.
Justin Trudeau me çorapet e tij janë bërë objekt diskutimi gjatë samitit të Davos-it që po mbahet këto ditë.
Ndërkohë që po diskutohej për fuqizimin e femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet e tij. Çorapet që kishte veshur kreyeministri ishin ngjyrë vjollcë dhe në to ishin të vizatuara disa rosa të verdha.
Politikanët e tjerë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës.