U bë kohë e gjatë që në mediat rozë shkruhet për filmin që këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatori Ermal Mamaqi kanë xhiruar dhe pritet të dalë në treg.
U tha që do të publikohet në 14 shkurt por vetëm para dy ditësh u publikua vetëm traili i filmit në të cilën pamë aktorë të njohur si Koço Devolli, Mariana Kondi, Ervin Bejleri, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Eglein Laknori, Rezart Veleshnja etj.
Por koerografi Albi Nako i ka habitur të gjithë sot me postimin që ka bërë në Instagram.
Koreografi i njohur ka publikuar trailerin e filmit, por në vend të ‘Dy gisht mjaltë’ai e ka shkruar “Filmi dy gisht m*t”.
Gjithashtu Albi është treguar i kujdesshëm pasi i ka filtruar komentet.