Pak javë para lindjes, Xhensila ndan momentet më të ëmbla të shtatzënisë: Para se e vogla ime… (FOTO) – AlpeGossip
Pak javë para lindjes, Xhensila ndan momentet më të ëmbla të shtatzënisë: Para se e vogla ime… (FOTO)

Pak javë para lindjes, Xhensila ndan momentet më të ëmbla të shtatzënisë: Para se e vogla ime… (FOTO)

Këngëtarja shumë e njohur dhe e komentuar, Xhensila Myrtezaj, së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo është në javët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë barku i saj i rrumbullakosur është mëse i dukshëm.

Xhensila ndan herë pas here në postimet e saj në Instagram entuziasmin që ndjen për shtatzëninë dhe për ardhjen shumë shpejt në jetë të vogëlushes së saj dhe Besit.

Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një pozë shumë të ëmbël. Ajo shfaqet me një fustan të fryrë ngjyrë rozë dhe ka vendosur të dyja duart tek barku i saj.

“Po i ndaj këto foto pak javë para se e vogla ime të vijë në jetë.”- ka shkruar Xhensila në postimin e saj, teksa shfaqet mes gjelbërimit dhe luleve shumëngjyrëshe.