2 VITE MARTESË/ Ja si duket shtëpia super luksoze e Besit dhe Xhensilës (VIDEO) – AlpeGossip
2 VITE MARTESË/ Ja si duket shtëpia super luksoze e Besit dhe Xhensilës (VIDEO)

2 VITE MARTESË/ Ja si duket shtëpia super luksoze e Besit dhe Xhensilës (VIDEO)

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më të famshme dhe të përfolura të show-bizit. Ata janë në një lidhje dashurie që prej 10 vitesh dhe vetëm para dy vitesh kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Një vit më parë ata gjithashtu u bënë prindër të një vogëlusheje të quajtur Ajka.

Siç thamë dhe më parë, tashmë kanë kaluar 2 vite nga dasma e çiftit e cila ishte madhështore dhe për ditë me rradhë u komentua nga të gjitha mediat. Ditën e djeshme ata festuan përvjetorin e tyre të 2 dhe Besi ishte i pari që e uroi Xhensilën me anë të një postimi romantik në Instagram ku u shpreh se dita që u martuan ishte dita e dytë më e bukur për të, sigurisht dita e parë i përket lindjes së Ajkës.

 

Xhensila nga ana tjetër zgjodhi të organizojë një darkë tepër romantike vetëm per ata të dy. Me lule e qirinj, këngëtarja zgjodhi ta organizojë këtë darkë në oborrin e  shtëpisë së tyre. Teksa reagimi i Besit është tepër i bukur, ajo çfarë na tërheq vëmendjen nga videot e Xhensilës është shtëpia luksoze në të cilën ata jetojnë.

Me anë të pamjeve që vetë Xhensila ka postuar ne mund të shohim se shtëpia e tyre është goxha e madhe dhe moderne. Me një oborr dhe verandë gjigande, këngëtarja e ka shoqëruar videon me shkrimin ”Shtëpi, e ëmbla shtëpi”

/AlpeGossip.al