PAS TRANSFORMIMIT FIZIK/ Capital T tregon si mund të keni një trup seksi (FOTO) - AlpeGossip
PAS TRANSFORMIMIT FIZIK/ Capital T tregon si mund të keni një trup seksi (FOTO)

PAS TRANSFORMIMIT FIZIK/ Capital T tregon si mund të keni një trup seksi (FOTO)

Ndoshta nuk e kujtoni qartë, por Capital T i një dekade më parë nuk ka qenë njësoj me atë që është sot. Mjaft të hidhni një sy në klipet e tij të para për të vënë re se reperi nuk e kishte formën e tij fizike pikën më të fortë pasi kisha disa kilogram më tepër nga pesha e tij normale.

Ai sot, me shumë vullnet ka arritut të ketë një trup shumë të mirë dhe orët e gjata në palestër së bashku me kujdesin në ushqim, i kanë dhënë frytet e tyre.

Thënë këtë Capital T është nga ata të cilët duhet t’i dëgjohen këshillat që jep për një jetë më të shëndetshme pasi ai vetë e ka provuar me trupin e tij.

Para disa orësh, këngëtari shpërndau në Instagram një këshillë të vlefshme përsa i përket dietave.

“Dieta nuk ka të bëjë vetëm me çfarë konsumon si ushqim. Dieta ka të bëjë me çfarë sheh vërdallë, çfarë dëgjon, çfarë lexon dhe njerzit që zgjedh të kesh afër. Ki kujdes tek gjërat që ndikojnë emocionalisht, spiritualisht dhe fizikisht në trupin tënd!” – thuhet në shprehjen që Capital T ka shpërndarë dhe është me të vërtetë shumë e gjetur.