Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe njëkohësisht nëna e re e dy fëmijëve të mrekullueshëm që ajo ka sëbashku me bashkëshorin e saj Ledion Liçon sot feston ditëlindjen e djalit të saj të madh.
London Noor, djali i madh i Ledionit dhe Sarës sot mbush 3 vjeç dhe këtë gjë e kujtuam nga postimet në ”Snap” të mikeshave të Sarës dhe Lorit.
Nga fotot që ne kemi duket se çifti i kanë organizuar një festë në të cilën mbizotëron ngjyra jeshile dhe motivet e natyrës. Gjithashtu atij i kanë bërë dhe një tortë 2 katëshe të dekoruar me bimë dhe kafshë të ndryshme.
Nga ana tjetër, Ledioni dhe Sara nuk kanë bërë asnjë postim deeri tani por ne do jemi në pritje për diçka të re.
Deri atëherë, i urojmë vogëlushit Gëzuar Ditëlindjen! /AlpeGossip.al