“HË SE I BËHET QEJFI”/ Elvana i bën dedikimin e veçantë Jonidës (FOTO) – AlpeGossip
“HË SE I BËHET QEJFI”/ Elvana i bën dedikimin e veçantë Jonidës (FOTO)

“HË SE I BËHET QEJFI”/ Elvana i bën dedikimin e veçantë Jonidës (FOTO)

Ditën e djeshme aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi festoi 34 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj më të veçantë nuk munguan urimet nga njerëzit e saj të dashur dhe një ndër dedikimet më të bukura ishte nga mikesha e saj e ngushtë, Elvana Gjata.

Ajo ka publikuar një video të Jonidës nga një pjesë filmi ku shkruan: “Në këtë ditëlindje zoti të ka bekuar me një engjëll që do të ndryshojë përgjithmonë jetën tënde. Lutem që sytë e tu të shkëlqejnë gjithmonë gëzim..kështu gëzohem edhe unë…Gëzuar ditëlindjen o gjysma e Besnikut (hë se i bëhet qejfi) Të dua!”

Kujtojmë se 34 vjetori e gjeti Jonidën në momenin më të bukur të jetës së saj, në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Ajo ka treguar se dhurata më e bukur që ka marrë është vogëlushja e saj që së shpejti do të vijë në jetë.