Këngëtari i njohur shqiptar sulmohet me thikë në mes të kryeqytetit! Ja pamjet nga spitali – AlpeGossip
Këngëtari i njohur shqiptar sulmohet me thikë në mes të kryeqytetit! Ja pamjet nga spitali

Këngëtari i njohur shqiptar sulmohet me thikë në mes të kryeqytetit! Ja pamjet nga spitali

Këngëtari i njohur Dj Blunt është sulmuar më thikë në Prishtinë, nga persona ende të paidentifikuar.

Siç shkruan “Blitz” ai është shoqëruar për në spital, ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Nga pamjet e publikuara shihet këngëtari në ambientet e jashtme të spitalit, i fashuar në pjesën e ballit.

Pak kohë më parë këngëtari ka pasur edhe disa përplasje me Gjikon dhe Ledri Vulën, ku përmes disa videove ai i shante ata publikisht.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani as nga policia e Kosovës, por as nga vetë këngëtari.