“EDHE DONALDI GABON, ËSHTË NJERI”/ Reagon më në fund Bora Zemani: Mos gjykoni… (FOTO) – AlpeGossip
“EDHE DONALDI GABON, ËSHTË NJERI”/ Reagon më në fund Bora Zemani: Mos gjykoni… (FOTO)

“EDHE DONALDI GABON, ËSHTË NJERI”/ Reagon më në fund Bora Zemani: Mos gjykoni… (FOTO)

Bora më në fund e ka thënë fjalën e saj pas kërdisë që ka bërë në rrjet historia e saj me Donaldin dhe marrëdhënia e tij e re me Beatrixën.

Pas sulmeve ndaj Donaldit në rrjet dhe madje një fans i saj shkoi jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe nisi të shante banorin, Bora ka vendosur të qetësojë situatën.

“Ju lutem qetësohuni! Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj”, shkruan Bora.