“Nuk ia uroj askujt”, Kriss Jenner flet për videon me pullë të kuqe të Kim Kardashian - AlpeGossip
“Nuk ia uroj askujt”, Kriss Jenner flet për videon me pullë të kuqe të Kim Kardashian

“Nuk ia uroj askujt”, Kriss Jenner flet për videon me pullë të kuqe të Kim Kardashian

Kris Jenner ka folur për herë të parë për një nga ngjarjet më të bujshme brenda familjes Kardashian – videon me pullë të kuqe të vajzës së saj Kim Kardashian. Jenner u pyet gjatë intervistës për “Fox News” nëse falë videos, ku vajza e saj shfaqej lakuriq së bashku me Ray J, ajo dhe familja e saj mori famë ndërkombëtare.

“E di që nuk mund të kontrollojmë dot se çfarë njerëzit thonë dhe sigurisht që ishte një situatë shumë e vështirë për t’u kaluar” – tregon Kris, duke i bërë bisht pyetjes nëse prej videos u bënë të famshëm.

“E vetmja gjë që di me siguri është se mund të kalosh gjithçka, nëse qëndron e bashkuar si familje. Por nuk ja uroj asnjë nëne të kaloj, atë që kalova unë. Ishte shkatërruese.” – u shpreh Kris.

Mirëpo video me pullë të kuqe ishte një ogur i mirë për familjen Kardashian – Jenner, pasi falë saj arritën të ndërtonin një nga reality show-t më të ndjekura në botë, vetëm disa javë pas publikimit të saj. Sakaq, gjithmonë përflitet se pas publikimit të videos, është pikërisht Kris e cila kërkonte me doemos që vajza e saj të ishte e famshme.