Emrat e veçantë dhe të “ÇUDITSHËM”/ Njihuni me bebet e showbizit që sollën “erën e ndryshimit” – AlpeGossip
Emrat e veçantë dhe të “ÇUDITSHËM”/ Njihuni me bebet e showbizit që sollën “erën e ndryshimit”

Emrat e veçantë dhe të “ÇUDITSHËM”/ Njihuni me bebet e showbizit që sollën “erën e ndryshimit”

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila u bënë prindër për herë të parë të një vajze. Ajo çfarë na bëri përshtypje ishte fakti se emrin ja vendosën “Ajka”. Një emër shumë i veçantë dhe nuk e kemi dëgjuar shpesh që dikush të ketë këtë emër.

Në gjuhën shqipe, ky emër ka kuptimin e pjesës më të mirë të diçkaje. Por Besi dhe Xhensila nuk janë të vetmit që kanë menduar për fëmijën e tyre një emër të veçantë.

Në showbizin shqiptar ka shumë çifte që fëmijëve të tyre ju kanë vendosur emra me kuptime të ndryshme dhe AlpeNews.al po ju liston disa prej tyre.

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska
Emri i fëmijës së parë të Ermal Mamaqit dhe Amit, Joel ka origjinë hebreje. Kuptimi i tij është shumë i veçantë që do të thotë “i fortë ose i vullnetshëm”. Ata së fundmi janë bërë prindër të një vajze të cilën e quajtën Sia. Ermali ka sqaruar se ky është një emër biblik dhe ka kuptimin e fitores.

Estela Ujka

Pak muaj më parë, erdhi në jetë vajza e tretë e blogeres Estela Ujka. Midis Brooklyn, Bronx dhe Manhattan, Estela zgjodhi Brooklyn, sepse pikërisht këtu i erdhi fundi pritjes së ëmbël. Si enët e gjakut që transportojnë lengun e jetës dhe oksigjenin në të gjitha qelizat e trupit për të na mbajtur gjallë, ashtu dhe Damari i vogël ka mbushur me jetë e oksigjen mami Estelen.

Zaimina Vasjari
Këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari është bërë nënë për herë të parë. Origjina e emrit Khloe ose në anglisht Chloe, vjen nga greqishtja që ka kuptimin e lulëzimit. Emri është përdorur si epitet për stinën e verës dhe perëndeshën greke të bujqësisë dhe pjellorisë “Demeter”, gjithashtu Zaimina ka sqaruar në një intervistë me Ermalin se e kishte zgjedhur këtë emër sepse ishte i shkurtër dhe të gjithë në familjen e saj e kishin emrin e gjatë.

Floriana Garo
Moderatorja bukuroshe, Floriana Garo zbuloi se vajza e saj ka ardhur në jetë në mars. Nëpërmjet postimit në “Instagram” ajo ka treguar edhe emrin e vogëlushes, Adia.

Adia do të thotë fuqia origjinale nga janë krijuar të pesta shqisat dhe pesë elementët e jetës. Ky emër ka kuptimin e fuqisë, prej së cilës buron i gjithë universi.

Tuna Sejdi
Këngëtarja Tuna Sejdi pak muaj pa mbushur 32 vite, përjetoi ndjenjën e papërshkrueshme të të bërit nënë me ardhjen në jetë të Tianit, si fryt i dashurisë me Patris Berishën. Tian ka dy kuptime. I pari si i shenjtë, kurse kuptimi i dytë dhe më i përhapur është ai që derivon nga mitologjia kineze. Tian është një prej koncepteve kineze më të vjetra për kozmosin si nocion kyç në mitologjinë, filozofinë dhe religjionin e lidhur me këtë popull. Figura të ndryshme në histori kanë pasur këtë emër, teksa Tian mban emrin edhe një vargmal në Azinë Qendrore me pikën e Fitores si majën më të lartë në lartësi mbidetare.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço 

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të parë me 13 dhjetor 2016. Ishte Sara, që zbuloi kuptimin e emrit të veçantë: “London:Sepse është vendi ku babai yt dhe unë u dashuruam dita-ditës. Noor: Sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (Dritë), +Itan = Dritan”.

Suada Sherifi
Ish-”Miss Albania”, Suada Sherifi ndërsa e ka rimarrë veten pas lindjes, zbulon edhe emrin e vajzës së saj, por edhe kuptimin e tij. E vogla e bukuroshes quhet Deisy dhe kuptimi i emrit është “Syri i ditës’

Nora Istrefi
Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha e pagëzuan fëmijën e tyre të parë, që është vajzë me emrin Rene. Një emër shumë i rrallë ky për ne. Rene është emër i cili lindi dhe përdoret më së shumti në vendet frëngjisht dhe spanjishtfolëse. Ky emër në frëngjisht ka kuptimin e rilindjes dhe Rene përdorët për të dy gjinitë. Dallimi i gjinisë së këtij emri bëhet në të shkruar, René shkruhet për meshkuj, ndërsa Renée për femra. Kështu që emri i vajzës së Norës shkruhet Renée.

Jonida Maliqi
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka vendosur ta quajë djalin e saj Dan. Përveçse është emër me prejardhje biblike, që do të thotë gjyqtar, është edhe një emër i lashtë ilir. “Në fakt, emrin ia ka vendosur babai i bashkëshortit tim, djalit. Edhe ne ishim shumë dakord, sepse na pëlqeu dhe donim një emër shqiptar. Menduam se ky emër shkon edhe me mbiemrin Prizreni”, pohon Jonida Maliqi.

Vedat Ademi
Jonart, që i kthyer mbrapsht bën ‘arti jonë’. Ky është kuptimi i emrit të djalit të Vedat Ademit.

Rudina Magjistari
Për moderatoren Rudina Magjistari, emri i së bijës, Mia, mbart një histori të veçantë. Ndërsa ishte në një udhëtim të gjatë, bashkë me Xhavin, partnerin e saj, mendonin për emra për vajzën që do të lindnin. Kishin menduar që një nga “pretendentët më të fortë” ishte Mia. “Kur u ktheva në Tiranë dhe po flisja me mamin, – tregon Rudina, – ajo befas më tha që kishte menduar një emër për vajzën, një që asaj i dukej shumë i bukur, por që kishte frikë se mua nuk do të më pëlqente ngaqë ishte pak i shkurtër. Pa mbaruar ajo fjalinë, unë e gjeta ‘Mia?’ dhe ajo më tha ‘Po’. Nuk më duhej shenjë tjetër për të vendosur që vajza do të quhej pikërisht kështu”, është shprehur moderatorja për “Living”.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

Ameli ishte vajza që bëri prindër për herë të parë çiftin e këngëtarëve më të dashur për publikun. Kuptimi i emrit do të thotë “Shpresë dhe Pritshmëri”.

Përgatiti AlpeNews.al