Alketa Vejsiu bën “xing” me Melania Trump: Ja veshja me çmimin marramendës – AlpeGossip
Alketa Vejsiu bën “xing” me Melania Trump: Ja veshja me çmimin marramendës

Alketa Vejsiu bën “xing” me Melania Trump: Ja veshja me çmimin marramendës

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu zgjodhi një look mjaft “casual”, këtë të hënë në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Me xhinse të grisura dhe një këmishë me jakë në formë shalli, Alketa dukej mjaft vajzërore në stil.

Por teksa shihnim videon e saj në Instagram dhe admironim trupin elegant, në sy na ra këmisha që ia kemi parë më herët Zonjës së Parë të Amerikës, Melania Trump.

Këmisha me fjongo e markës “Gucci” që në vendet anglosaksone quhet “Pussy Bow”, kushton plot 1100 dollarë.

Pas pak Live @nekurthinepiterpan

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Tani që gjetëm çmimin marramendës, veshja e Alketës nuk na duket edhe shumë “casual”, gjithsesi surpriza nuk mbaron këtu.

Moderatorja e ka kombinuar këmishën me një palë këpucë të bukura “Gucci” në po të njëjtën ngjyrë, që kushtojnë 695 dollarë.

 

Alketa njihet si një ndër moderatoret që shpenzon për paraqitjen skenike. Me sa duket, këmishët janë fiksimi i radhës i moderatores, për të cilat ka shpenzuar jo pak.