Moderatorja Arbana Osmani është bërë së fundmi kryefjala e mediave për jetën e saj private, duke u përfolur për lidhjen me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.
Çifti as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar këtë lajm, megjithatë ata janë fotografuar shpesh me njëri-tjetrin dhe vëmendjen e kanë tërhequr edhe komentet e dedikimet e tyre në rrjete sociale.
Së fundmi, në një foto të Arbanës në profilin e Instagram, është vënë re komenti i kunatit të saj, Ylli Grishajt. Pasi Arbana ka përshëndetur ndjekësit, vëllai i Eduardit i ka shkruar moderatores “Mirëmëngjes”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Në profilin e tij në Instagram, Ylli ka publikuar edhe një foto me bashkëshorten e tij, Eduartin dhe Arbanën, duke treguar se kanë dalë së bashku dhe kanë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin.