“DUKET NJË BOMBË…”/ Lori Hoxha e quan Loredanën si vajzën që ka më shumë stil dhe ja çfarë thotë (FOTO) – AlpeGossip
“DUKET NJË BOMBË…”/ Lori Hoxha e quan Loredanën si vajzën që ka më shumë stil dhe ja çfarë thotë (FOTO)

“DUKET NJË BOMBË…”/ Lori Hoxha e quan Loredanën si vajzën që ka më shumë stil dhe ja çfarë thotë (FOTO)

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka dhënë këshilla të ndryshme për kujdesin e lëkurës, fytyrës, etj. Por përveç ketyre njëri nga ndjekësit e Lorit ka qenë i interesuar se cilën prej vajzave të famshme e veçon si më stil. Lori Hoxha ka përzgjedhur Loredanën dhe ka thënë dy fjalë për të.

“Ka një përpjekje në përgjithësi, megjithatë unë pëlqej vërtetë Loredanën. Nuk përpiqet shumë, por sërish duket një bombë”, është përgjigjur Lori Hoxha.

Këtë e ka ripostuar edhe Loredana në profilin e saj, që ja ka kthyer: “Të dua!”.

Kujtojmë se këto kohë Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, jo për stilin e saj, por për jetën private. Prej javësh fansat e reperes dyshojnë se Loredana është shtatzënë për herë të dytë dhe e gjithë nisi pasi reperja shprehu hapur dëshirën për një fëmijë tjetër.

Në valën e gjithë këtyre thashethemeve, ditën e djeshme qarkulloi në rrjet një video, ku Loredanës i dukej barku pak më i fryrë se herët e tjera. Loredana e publikoi vetë këtë video dhe më pas e fshiu, por fansat e saj u treguan të shkathët dhe e ruajtën menjëherë.