PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Zbulohet arsyeja se përse Arilena Ara është zhvendosur në SHBA – AlpeGossip
PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Zbulohet arsyeja se përse Arilena Ara është zhvendosur në SHBA

PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Zbulohet arsyeja se përse Arilena Ara është zhvendosur në SHBA

Arilena Ara është këngëtarja e cila do na përfaqësojë në muajin maj në kompeticionin muzikor më të rëndësishëm në Europë, në “Eurovizion”.

“Shaj” është kënga që bëri që Arilena të fitonte “Festivalin e 58-të të RTSH-së” edhe pse të shumtë ishin ata që nuk ishin dakord me këtë zgjedhje pasi kishin si favorite Elvana Gjatën me këngën “Me Tana”. Pas të gjitha polemikave, rezultati gjithsesi nuk ndryshoi ndaj Arilena po vazhdon përgatitjet.

Tashmë Arilena ndodhet në Amerikë, në Los Angeles ku është zhvendosur që me mbarimin e Festivalit. Siç u tha kënga “Shaj” në Eurovizion do të këndohet në gjuhën angleze ndaj Arilena ka nisur punën që tani për përshtatjen e këngës.

Me anë të një postimi në story këngëtarja tregon se ndodhet në një studio regjistrimi pikërisht në Kalifornia.
Në fletën që ndodhet përpara Arilenës shkruhet :”Shaj New” (me gjasë teksti i përshtatur në anglisht)

Kënga është mjaft e bukur në gjuhën shqipe ndaj duke parë përkushtimin e këngëtares për të bërë më të mirën dhe duke qënë se po punon me një staf të huaj besojmë versioni i këngës “Shaj” në Eurovizion do të jetë akoma edhe më cilësor.