Fituesja u rrëzua në skenë pasi mori kurorën/ Miss-i shqiptar tregon prapaskenat: Ishte e inskenuar…(FOTO) – AlpeGossip
Fituesja u rrëzua në skenë pasi mori kurorën/ Miss-i shqiptar tregon prapaskenat: Ishte e inskenuar…(FOTO)

Fituesja u rrëzua në skenë pasi mori kurorën/ Miss-i shqiptar tregon prapaskenat: Ishte e inskenuar…(FOTO)

Klaudia Kalia, miss-i shqiptar që doli në 10-ëshen më të mirë të Miss Grand International ka treguar eksperiencën e saj të parë në një spektakël të madh që u mbajt në Mayanmar dhe ku konkurruan 80 vajza.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, bukuroshja shqiptare tregoi sesi ishte të merrje pjesë në një garë ndërkombëtare. Ajo tha se veçantia që e dalloi prej vajzave të tjera ishin linjat e rregullta trupore dhe flokët kaçurrela që çdokush që ia shihte nuk rezistonte dot pa ia prekur.

Ndryshe nga miss-et e tjera shqiptare që kanë konkurruar për titullin e Miss Grand International me veshje ekstravagante dhe bikini, Klaudia kishte zgjedhur një veshje aristrokrate arbëreshe

Miss-i shqiptar foli edhe për një nga prapaskenat më të veçanta që u komentua shumë gjatë këtij spektakli. Është fjala për rrëzimin e fitueses nga Paraguai, Clara Sosa, pasi rrëmbeu kurorën.

Ndonëse u përfol si një incident, Klaudia, e cila e pa nga afër performancën, u shpreh se gjithçka ishte e inskenuar, madje ka dhe një moment në video kur Clara Sosa rregullon pozicionin e këmbës për të pozuar më bukur edhe pse ishte e shtrirë në skenë.

Klaudia foli edhe për planet për të studiuar jashtë Shqipërie për gazetari, dhe për të konkurruar në një tjetër spektakël të përmasave të mëdha që do të mbahet në Gjermani.