Si ti trajtojmë infeksionet urinare pa ndihmën e një mjeku – AlpeGossip
Si ti trajtojmë infeksionet urinare pa ndihmën e një mjeku

Si ti trajtojmë infeksionet urinare pa ndihmën e një mjeku

Ekzistojnë disa mënyra krejtësisht natyrale që na ndihmojnë të trajtojmë infeksionet urinare pa ndihmën e një mjeku. Më tepër kini parasysh ushqimet që konsumoni.
Nëse keni ndjesinë e djegies së tmerrshme dhe nevojës për të dalë shumë shpesh në tualet, atëherë ju po vuani nga një infeksion urinar. Llojin nuk mund tua themi me saktësi por mund t’ju ndihmojmë me disa alternativa kurash natyrale.

1.Konsumoni hudhra. Hudhrat kanë alicilinë, një përbërës shumë i rëndësishëm me veti antibakteriale.

2.Përdorni lëngun e boronicës së kuqe. Mbase e keni dëgjuar shumë shpesh që boronica e kuqe ka efekte antibakteriale pasi përmban sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e bakterit E.coli.

3.Pini vaj karafili dhe vaj rigoni. Vaji i karafilit dhe rigonit kanë efekte antifungalë dhe antimykotikë. Ju këshillojmë të pini vaj karafili për gati dy javë dhe rezultatet do të flasin në favorin tuaj. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të mos merrni antibiotikë dhe asgjë tjetër. Njëlloj si vaji i karafilit, edhe trajtimi me vaj rigoni nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë. Por në këtë rast, këshillohet që ta bashkoni me pak ujë ose vaj kokosi, në raportin 1:1 (lugë çaji) dhe tani pini kryesisht esull.

4.Pini vitaminë C. Një dozë ditore prej 100 miligramësh vitaminë C do të ishte e mjaftueshme për trajtuar infeksionet urinare, sidomos tek gratë shtatzëna.

Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.