VIDEO E PËRDHUNIMIT/ Reagon për herë të parë Gjiko: Nxirreni! Unë kurrë… – AlpeGossip
VIDEO E PËRDHUNIMIT/ Reagon për herë të parë Gjiko: Nxirreni! Unë kurrë…

VIDEO E PËRDHUNIMIT/ Reagon për herë të parë Gjiko: Nxirreni! Unë kurrë…

Gjiko ka reaguar ditën e sotme për herë të parë, pas lajmeve të mediave kosovare se posedojnë video nga përdhunimi i tij ndaj një të miture. Reperi ka reaguar në rrjetet sociale, duke mohuar egzistencën e këtij filmi.

Në Instagram, Gjiko ka thënë se nuk ka një video të tillë, pasi ai kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd. Më tej, ai fton mediat që nëse kanë një video, ta publikojnë. Që nga dalja e këtij lajmi, artisti ka denoncuar mediat që e publikuan lajmin, duke vijuar ende me padi ndaj mediave, që sipas tij shpikin. “Ju vazhdoni me video, unë vazhdoj me padi”, ka thënë këngëtari në videon e tij.

Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.