‘Po tromaksem’, këngëtarja shqiptare nxjerr gishtin e mesit dhe shpërthen në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
‘Po tromaksem’, këngëtarja shqiptare nxjerr gishtin e mesit dhe shpërthen në Instagram (FOTO)

‘Po tromaksem’, këngëtarja shqiptare nxjerr gishtin e mesit dhe shpërthen në Instagram (FOTO)

Me anë të një postimi në “Instagram”, këngëtarja e njohur Enxhi Nasufi ka shpërthyer ndaj shoferëve që ecin me shpejtësi duke i quajtur defiçentë me ankth të pakontrolluar.

“Çdo ditë edhe më shumë tormaksem nga çmenduria dhe shpejtësia me të cilën ecin këtu disa defiçentë me ankth të pakontrolluar! Nuk e di se si i bëhet kësaj pune se po merrni njerëz në qafë çdo ditë! Nuk e di domethënë”, shkruan Enxhi teksa në postim ka vendosur edhe disa emoji me gishtat e mesit.

Sa i takon anës profesionale, kënga e fundit nga Enxhi është ajo me titull “Jojo”.

Ndërsa së fundmi këngëtarja ka tërhequr shumë vëmendjen me një set fotografik ku shfaqet shumë sensuale.