Po ndezin verën! Njihuni me bashkëpunimet ‘hit’ të këngëtarëve shqiptarë – AlpeGossip
Po ndezin verën! Njihuni me bashkëpunimet ‘hit’ të këngëtarëve shqiptarë

Po ndezin verën! Njihuni me bashkëpunimet ‘hit’ të këngëtarëve shqiptarë

Pas një periudhe disa javore ku sytë na shikonin vetëm reshje shiu, na duket sikur sapo ka filluar vera, pavarsisht se jemi në javën e parë të muajit korrik. Dhe kjo verë do të jetë e nxehtë, jo vetwm përsa i përket temperaturave por edhe bashkëpunimeve të sukseshme që sollën këngëtarët shqiptarë. Më poshtë do t’ju sjellim hitet verore që po bëjnë ‘namin’ këtë sezon.

1.Luana Vjollca dhe Bujar Qamili- M’i dhe flakë mallit tim

Ky ishte një trend që zgjodhën disa këngëtarë shqiptarë, bashkëpunimin me bilbilat e muzikës popullore dhe pa dyshim që “M’i dhe flakë mallit tim”, ishte më i sukseshmi. Hijeshia dhe eleganca e Luanës i dha një tjetër ngjyrë kësaj kënge që dëgjohej historikisht nëpër dasma.

2.Alban Skënderaj dhe Noizy- Drejt suksesit

Ashtu si edhe vetë titulli kjo këngë ishte një sukses i vërtetë. Sigurisht që bashkëpunimi i Albanit me Noizy-n habiti jo pak fansa, por për mirë. Kënga është motivuese për të gjithë ata njerëz që mendojnë se jeta nuk të jep mundësi, dhe këshillon këmbëngulje pavarsisht pengesave. Mbi një million klikime flasin vetë për arritjet e këtij bashkëpunimi.

3.Noizy dhe Raf Camora-Toto

Kjo është një nga këngët më të përfolura të momentit dhe e gjitha për shkak të titullit provokues që mban (Toto nga gjuha afrikane përkthehet vaginë). Kudo që të kalosh, makinat dhe lokalet e ndryshme kanë si refren ‘Toton’ e Noizyt. Reperi i sukseshëm shqiptar zgjodhi këtë herë një reper gjerman për të korrur sukses.

4.Tayna dhe Don Phenom-Columbiana

Këngë të tilla që flasin për marijuanën dhe Kolumbinë janë bërë ca si të shumta në tregun muzikor shqiptar, por ritmi i veçantë i këtij bashkëpunimi bëri që kjo këngë të jetë një nga më të dëgjuarat. Prezenca e Taynës, reperes së re nga Vlora bëri vërtet një boom për mirë.

5.Ardjan Bujupi dhe Xhensila- Çika Çika

Edhe pse në muajin e fundit të shtatzanisë, Xhensila nuk u ndal dhe solli një tjetër hit në tregun muzikor. ‘Çika Çika’, një këngë ritmike me miliona klikime erdhi me shumë zhurmë në tregun muzikor dhe do të qëndrojë shumë gjatë.

6.Ledri Vula dhe Lyrical Son- Princess Diana

Dhe gjithçka bëhet për atë, për Princess Dianën. Bukuria e saj ka çmendur ndër vite meshkujt e të gjithë botës dhe këtij tundimi nuk i rezistuan as dy reperët shqiptarë. Kënga është vërtet e sukseshme dhe normalisht do të dëgjohet pa fund këtë verë.

7.Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith-Live it up

Nëse të gjithë ata që përmendëm më sipër kanë korrur vërtet sukses të madh në Shqipëri, zëri i Era Istrefi është bërë hit veror, sidomos muajin qershor dhe korrrik ku për shkak të “World Cup 2018”, Era Istrefi jehon çdo natë, të paktën katër herë, në stadiumin e Rusisë.

8. Elavana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu- Mike

Elvana Gjata përfundimisht nuk ka të ndalur. E rradhitëm të fundit për nga koha e publikimit, por përsa i përket rëndësisë duke parë impaktin që krijoi në tregon muzikor në vetëm 24 orë, kjo këngë pritet t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë. “Mike” është një këngë ndryshe, dedikuar miqësive që i shkëpusin rrugët e jetës por që gjithmonë mbeten në zemër.