GRATË I INJOROJNË/ 7 shenja paralajmëruese për shëndetin – AlpeGossip
GRATË I INJOROJNË/ 7 shenja paralajmëruese për shëndetin

GRATË I INJOROJNË/ 7 shenja paralajmëruese për shëndetin

Sipas statistikave, një grua pret 13 javë pasi ka përjetuar simptomat e para të një sëmundjeje për të shkuar te mjeku. Ky artikull ka për qëllim t’ju ndërgjegjësojë në mënyrë që të reagoni sa më parë.

Fryrje barku

Përgjithësisht ne gratë fryrjen e barkut e lidhim drejtpërsëdrejti me periodat. Çështja është se në rastin kur ju nuk e keni tendencën për t’u fryrë, por nga ana tjetër ndodheni në një gjendje të tillë prej së paku 2 javësh duhet të bëni shumë kujdes. Pa ju alarmuar, por simptoma në fjalë është karakteristike e kancerit në vezore ose në gji. Këshillohet të mos shmanget kurrssi një kontroll mjekësor.

Puçrra në mjekër

Përgjithësisht, rreth dy javë para ardhjes së menstruacioneve, trupi prodhon tejmase estrogjen dhe progesteron. Për shkak të kësaj luhatjeje hormonale, në lëkurë shfaqen krejt papritur disa puçrra. Por nëse vazhdoni t’i keni edhe pas mbarimit të ciklit, sidomos në mjekër dhe përgjatë nofullës, e gjitha kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi hormonal.

Dhimbje shpine dhe këmbësh

Nëse vazhdoni të keni dhimbje mesi dhe shpatullash para, gjatë dhe pas menstruacioneve, duke ndjerë një tension të madh te muskujt tuaj, me shumë mundësi keni endometriozë. Ndjesia e mpirjes, shpimit dhe dhimbjes do të kalojë më pas edhe të këmbët tuaja.

Periodat ju vijnë me mpiksje (masë e trashë)

Secila prej jush ka rastisur të shohë një masë të kuqe xhelatinoze në lines, gjë që është tepër normale. Problemi lind në momentin kur periodat tuaja janë shumë të errëta dhe plot mpiksje gjaku. Një situatë e tillë shkakton më vonë gjakderdhje të shumtë dhe probleme me fshikëzën.

Mospatje interesi për ushqimet e preferuara (ngopje)

Në rastin më të keq të mundshëm, kjo gjendje sinjalizon kancerin në vezore, aq më tepër kur shoqërohet edhe me dhimbje abdominale apo probleme me jashtëqitjen/urinimin.

Po kështu:

Rënie flokësh- Probleme hormonale

Ndryshim temperature të trupit (herë shumë ftohtë pastaj shumë nxehtë)- Gjithashtu probleme hormonale