“NUK DO BËJË SI NËNA NATYRË”/ Suada Sherifi flet hapur për ndërhyrjet e saj estetike (FOTO) – AlpeGossip
“NUK DO BËJË SI NËNA NATYRË”/ Suada Sherifi flet hapur për ndërhyrjet e saj estetike (FOTO)

“NUK DO BËJË SI NËNA NATYRË”/ Suada Sherifi flet hapur për ndërhyrjet e saj estetike (FOTO)

Personazhet publikë duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, për çdo ndryshim të tyrin komentohen nga fansat. Dhe jo pak herë ato akuzohen dhe për ndërhyrje në pamjen e tyre. E njëjta gjë i ka ndodhur dhe ish-missit shqiptar Suada Sherifi.

“Pse je bërë kaq shumë? Ishe shumë e bukur natyrale. Sa keq që të kapi dhe ty kjo sëmundja e pasigurisë.”- i ka shkruar një ndjekëse nëpërmjet opsionit “Ask me a question”.

Ndërkohë që personazhet e tjerë nuk ngurrojnë ta mohojnë këtë gjë, përgjigja e Suadës ishte ndryshe:

“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr na kanë ardhur këto kohë! S’do rri të bëj si Nëna Natyrë këtu… por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pasur nevojë…Por as jam penduar për çfarë kam bërë.”

Pra kështu, Suada pranon që ka bërë ndërhyrje për t’u ndjerë mirë me veten, por asgjë të ekzagjeruar.