”DUA TË BËJ NJË…”/ Ja ç’mendon të realizojë Ronela Hajati në të ardhmen – AlpeGossip
”DUA TË BËJ NJË…”/ Ja ç’mendon të realizojë Ronela Hajati në të ardhmen

”DUA TË BËJ NJË…”/ Ja ç’mendon të realizojë Ronela Hajati në të ardhmen

Ronela Hajati ka shumë vite që është pjesë e pandarë e skenës muzikore shqiptare dhe gjatë kësaj kohe ka realizuar hite të shumta.

Pavarësisht kësaj publiku vazhdon ta dojë dhe ta duartrokas njësoj si ditën e parë dhe për të shpërblyer dashurinë e tyre, Ronela duket se po mendon për realizimin e një koncerti recital.

Ditën e sotme ajo ka shprehur publikisht dëshirën e saj, e cila mund të bëhet realitet së shpejti. Ajo ka treguar se ka shumë këngë të cilat dëshiron t’i risjellë në një koncert madhështor, që nuk është parë asnjëherë tjetër. “Mendoj se ka ardhur koha të bëj një koncert recital…

Kam aq shumë këngë që dua t’i risjell! Dua të bëj një spektakël siç askush tjetër nuk e ka bërë… çdo gjë ‘live’, shumë kërcimtarë, një skenë e madhe, drita!

Kam kaq shumë ide që nëse i realizoj siç dua…do të jetë një projekt 1-vjeçar mendoj… Nëse duam të bëjmë diferencë”, ka shkruar Ronela në disa postime në ‘Instastory’.

Mesa duket këto ide shumë shpejt mund të përkthehen në një projekt real dhe në këtë mënyrë Hajati do t’i bashkohet listës së artistëve që kanë mbajtur një koncert recital këto vitet e fundit.

Kujtojmë se gati dy muaj më parë Ronela publikoi tre projekte të njëpasnjëshme muzikore, “Çohu”, “Dilema” etj.