ISH I DASHURI I SAJ U MARTUA/ Xhesika Berberi e paska gjetur çelësin e lumturisë edhe pse “vetëm” - AlpeGossip
ISH I DASHURI I SAJ U MARTUA/ Xhesika Berberi e paska gjetur çelësin e lumturisë edhe pse “vetëm”

ISH I DASHURI I SAJ U MARTUA/ Xhesika Berberi e paska gjetur çelësin e lumturisë edhe pse “vetëm”

Ish-i dashuri i saj i dha fund beqarisë në fillim të muajit janar, por Xhesika Berberi edhe pse ende nuk e ka gjetur gjysmën tjetër, është shumë e lumtur me jetën që po bën.

Modelja shqiptare, e cila aktualisht jeton në SHBA, po e shijon jetën si beqare. Nëpërmjet një fotoje ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është vetëm:

“Jam vetëm dhe më pëlqen”, ka shkruar ajo.

Xhesika Berberi dhe Evald Balla, i vetmi i dashur që modelja ka bërë publik kohë më parë, janë ndarë prej dy vitesh.

Thuhet se arsyeja e ndarjes ka qenë distanca, sepse dyshja prej vitesh jetonte në distancë. Por ndonëse Xhesika nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak, ish-i i saj është shumë hapa para. Eval Balla i ka dhënë fund beqarisë me një bukuroshe brune, që është e afërmja e politikanes demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi foto nga kurorëzimi i dashurisë së Evaldit dhe brunes së quajtur Fiona Guxholli në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.