Pranvera po vjen dhe bashkë me të edhe alergjitë tipike të stinës. Çelja e luleve, rritja e temperaturave dhe shumë gjëra të tjera mund të ndikojnë në shfaqjen e alergjive. Por ka disa gjëra që mund të bëjmë, në mënyrë që të mund t`i shmangim apo t`i mbajmë nën kontroll simptomat e alergjive.
1.Bëni një plan se kur do të dilni. Sistemi ynë imunitar e njeh polenin si të rrezikshëm, kështu fillon djegia e syve apo teshtimat. Prandaj shmangni daljet e shpeshta në ditë më erë, sidomos paradite kur sasia e polenit tenton të jetë më e madhe.
2. Merrni antialergjikë. Mos prisni që t`ju kapi alergjia, merrni antialergjikë në mëngjes para se të dilni nga shtëpia. Nëse e dini që çelja e luleve iu shkakton alergji, përdorni një sprai për hundët, disa ditë para se të fillojë kjo periudhë.
3. Kthejeni shtëpinë tuaj në një zonë të sigurt. Poleni është ngjitës, prandaj lehtësisht mund ta merrni me vete në shtëpi. Sugjerohet që sapo të mbërrini në shtëpi të ndërroni rrobat dhe të lani flokët. Po ashtu nëse keni kafshë shtëpiake duhet t`i lani shpesh. Është mirë që dritaret t`i mbani mbyllur.
4. Kujdes me ushqimin. Ushqimi që ju konsumoni mund të ndikojë shumë në alergjitë e stinës. Gjatë pranverës dieta juaj duhet të jetë e mbushur me ushqime të freskëta, ndërsa ushqimet që shkaktojnë mukoza duhen shmangur.