U MARTUAN PARA PAK DITËSH/ Afrona tregon unazën prej diamanti që i ka dhuruar Blero – AlpeGossip
U MARTUAN PARA PAK DITËSH/ Afrona tregon unazën prej diamanti që i ka dhuruar Blero

U MARTUAN PARA PAK DITËSH/ Afrona tregon unazën prej diamanti që i ka dhuruar Blero

Disa ditë më parë këngëtari i njohur Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.

Së fundmi Afrona ka zbuluar një detaj të rëndësishëm martesor: unazën. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit ajo ka treguar unazën prej diamanti që i ka dhuruar i shoqi, Blero.

Afrona e ka cilësuar unazën si pjesë të rrugëtimit të saj jetësor, që do e shoqërojë në çdo moment duke i kujtuar dashurinë që ekziston mes saj dhe Bleros. Mbi të gjitha do i kujtojë atë të shtunë në Shëngjin kur dyshja i thanë po njëri-tjetrit.